Kristo Floqi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Kristo Floqi |
Birthplace: | Korçë |
Residence: | Korçë |
Date of Birth: | 1876 |
Profession: | Dramaturg |
Date of Death: | 1951 |
The Reason of Death: | Vdekje ne burg |
Circumstances of Death: | Burg |
Dramaturg, (Korçë 1876 - 1951), autor i njohur i viteve ‘20-’30.Shkroi katër tragjedi me temë kombëtare historike. Shkollën e mesme dhe studimet universitare i kreu në Athinë. Më 1899 fitoi Doktoratën në Drejtësi. Ushtroi avokaturën për disa vjet në Greqi dhe pastaj në Shqipëri. I ndjekur prej qeverisë turke, si pjesmarrës në lëvizjen kombëtare, emigroi në Amerikë, ku drejtoi për disa kohë fletoren Dielli. Bashkëthemelues i Federatës panshqiptare Vatra. Në kohë të qeverisë së Vlorës emërohet kryetar i gjyqeve civile e penale. 1915: Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë në qeverinë e Durrësit në kohë të Wiedit. Emërohet prokuror në gjykatën e Korçës. Gjatë kryengritjes së Shqipërisë së Mesme, shpërngulet në Shkodër, ku ushtroi avokaturën. 1920 në Tiranë, emërohet Ministër i Arsimit në Kabinetin e Iliaz Vrionit. Zgjidhet deputet i Dibrës, pastaj i Korçës. Më 1929 emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit. Nënkryetar i Këshillit të Shtetit më 1941-42. Ka drejtuar të përkohëshmet Dielli (Boston), Agimi (Shkodër 1919), fletoren e Amerikës, Zëri i Popullit dhe Indipendencën e Tiranës. Kristo Floqi hartoi katër drama, gjashtëmbëdhetë komedi, gjashtë vëllime në poezi e satira, vepra juridike e letrare dhe mjaft artikuj deri në vitim 1944. Pas Luftës së II-të botërore u arrestua nga komunistët dhe u dënua. Vdes në burg në vitin 1951.