| Jonuz Kaceli | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Jonuz Kaceli |
| Birthplace: | Tiranë |
| Date of Birth: | 1908 |
| Profession: | Tregtar |
| Date of Death: | 25/2/1951 |
| The Reason of Death: | Hetuesi/Tortura |
| Circumstances of Death: | Hetuesi |
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 25/2/1951 |
| Place of Execution: | në qeli |
| Orderer / Executor: | Sigurimi |
Lindi më 1908, në Tiranë. Tregtar. Gjatë luftës ndihmoi forcat partizane, por u zhgënjye shpejt. Më 1948, familjen e tij e dëbuan nga shtëpia. Emri i tij ishte në listat e njerëzve që do të pushkatoheshin nga Sigurimi. U arrestua më 20 shkurt 1951. Në hetuesi e torturuan. U vra në qeli, nga oficerët e Sigurimit, më 25 shkurt 1951. Më 2 mars 1951, familja e tij u dëbua në Skrapar. Në letrën dërguar nga Tirana Komitetit Ekzekutiv të rrethit Skrapar, thuhej: “Dërgohen në atë qytet të dëbuar nga Tirana familjet e disa reaksionarëve të pushkatuar këto kohët e fundit për aktivitet terrorist kundra Pushtetit Popullor. Këto janë: 1) Familja e Jonuz Kacelit. Interesohuni për sistemimin e saj në ndonjë ndërtesë, gjithashtu t’u gjendet ndonjë punë sa për të siguruar bukën e gojës”.
Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, ASD, Tiranë, 2008, f. 133-144.
