Gazetar. Lindi në Fier, më 1 gusht të vitit 1932. Kreu Normalen e Elbasanit. Studimet e larta për gazetari i filloi në Universitetin e Leningradit dhe, për arsye shëndetësore, i përfundoi në atë të Moskës dhe martuar me Inën, (shtetase ruse), me të cilën kishte dhe një vajzë të quajtur Irina (asokohe 5 vjeçe). Pas përfundimit të studimeve, që prej vitit 1959 punoi si gazetar i sektorit të kulturës në Radio Tirana. U arrestua më 1963 në Pogradec, bashkë me një grup njerëzish që po përpiqeshin të kalonin kufirin. Dëshironte të bashkohej me bashkëshorten dhe vajzën. Më 6 dhjetor të po atij viti u dënua me 25 vjet heqje lirie. Më 29 nëntor 1978 u dënua për së dyti bashkë me Fadil Kokomanin, për një letër dërguar Komitetit Qendror të P. P. Sh.-së. Teksa vuante dënimin në kampin e Spaçit, më 23 shkurt 1979 u arrestua sërish dhe, më 18 maj të po atij viti, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjeve, për "krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kundërrevolucionare". U ekzekutua më 28 maj të po atij viti.

 

Source: Fatos Lubonja, Ridënimi, XXIV, f. 156; XXXIV, f. 249; XXXV, f. 264; Hamit Boriçi, Gazetarë dhe publicist shqiptare. Fjalor enciklopedik, Tiranë, 2005
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Iljaz Kajo/ Jeta në burgun e Spaçit

"Këtë gjë e kam parë në galeri, unë sa kisha vajtur si minator. Dija unë Lexo më shumë