| Mahmut Maçi | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Mahmut Maçi |
| Birthplace: | Tiranë |
| Residence: | Tiranë |
| Date of Birth: | 16/6/1916 |
| Profession: | Arsimtar |
| Date of Death: | 9/3/1948 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 1947 |
| Execution | |
| Charges: | "Spiunazh në shërbim të misionarit amerikan Fulc, si dhe ka bërë propagandë në favor të imperialistëve" |
| Court: | Gjykata e Lartë. |
| Data Ekzekutimit: | 9/3/1948 |
Arsimtar.Lindi në Tiranë, më 16 qershor të vitit 1916. Shkollën Teknike («Harry Fultz»), në degën bujqësore, e kreu më 1936. Punoi në Ministrinë e Bujqësisë, pastaj në Shkollën Bujqësore të Kavajës dhe, më 1942, në Shkollën Pedagogjike të Elbasanit. U arrestua më 1947, dhe me vendim nr. 793, datë 15 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e deklaroi fajtor për "spiunazh në shërbim të misionarit amerikan Fulc, si dhe ka bërë propagandë në favor të imperialistëve", dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e përhershme të të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Ky vendim u miratua po atë ditë nga Gjykata e Lartë. U ekzekutua më 9 mars 1948.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 157
