ka qenë anëtare e Grupit Komunist të Shkodrës, veprimtare e Partisë Komuniste të Shqipërisë, partizane dhe anëtare e byrosë politike. Gega përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptaredhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.

Lindi në vitin 1917, në Gjirokastër. I ati Beso Gega ishte farmacist i shkolluar jashtë vendit, ishte zgjedhur dhe kishte shërbyer si kryetar i bashkisë Gjirokastër.

Studioi në Tiranë në Institutin "Nana Mbretneshë" ku mbaroi studimet më 1935. Shkoi për t'u shkolluar në Itali me bursë shtetërore, u regjistrua në Fakultetin e Historisë në Universitetin e Romës. La shkollën, e kthyen në Shqipëri dhe nisi punë në Institutin tashmë të riemërtuar "Donika Kastrioti".

Në vitin 1941, Liri Gega ishte anëtare e Grupit Komunist të Shkodrës, ku bënin pjesë dhe Fiqret Shehu dhe Nexhmije Xhunglini. Nga viti 1941 ishte anëtare e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Pasi doli në mal u bë anëtare e Shtabit të LANÇ-it, Luftoi me Brigadën e I Sulmuese në Maqellarë, komanduar nga Dali Ndreu, kur edhe vritet Mustafa Gjinishi.

Në vitin 1946 u martua me Dali Ndreun, një prej ushtarakëve më të lartë të asaj kohe. Në vitet 1945-1948 ka qenë deputete e Kuvendit dhe një nga drejtueset kryesore të Organizatës së Gruas Shqiptare.

Gega u dëbua nga Politbyroja dhe partia në vitin 1944 në një luftë fraksionale me Xoxen. Punonte si mësues e thjeshtë në shkollën pedagogjike "17 Nëntori"[2]. Në vitin 1956 u raportua se punonte si mësuese pranë Fierit. Në vitin 1956 arrestohet si agjente e jugosllavëve.

Më 22 nëntor 1956, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtore "për krimet e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e spiunazhit dhe të tentativës së arratisjes, si dhe agjitacion e propagandë", dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë. Me dënimin e Liri Gegës më 1956 i nxirret prova e fonogramit të saj, Liri Gega njoftonte nga Peshkopia “se detyra u krye”, dmth Gjinishi ishte vrarë - akuzë kjo që iu bashkangjit akuzave të tjera që e shpunë drejt pushkatimit bashkë me të shoqin.

 

 

 

Source: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 115
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Dokumenti/ Letra e partizanes Liri Gega që vërteton krimet e Mehmet Shehut në Veri

  “Kur të shkojmë në veri do të marrim hakën, nuk do lëmë shtëpi e Lexo më shumë