| Eugjen Merlika | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Eugjen Merlika |
| Fatherhood: | Petrit |
| Birthplace: | Tiranë |
| Residence: | Tiranë |
| Date of Birth: | 1944 |
| Trial | |
| Charges: | "Agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor" |
| Sentencing: | 8 vjet Prison |
| Judgment: | Nr. 91 |
| Date of Decision: | 13/8/1980 |
| Court: | Gjykata e Rrethit të Lushnjës |
Lindi në Tiranë, në vitin 1944. I biri i Petrit Merlikës. Pas arrestimit të të atit, që ishte i biri i Mustafa Kruja Merlikës, gjyshen, mamanë dhe atë vetë, në moshë shumë të vogël i internojnë te Katër Rrugët e Shijakut nga viti 1947 në 1949, më vonë në kampin e Tepelenës. Lirohet për dy vjet nga internimi pas vendimit për lirimin e fëmijëve. Në vitin 1954 bashkohet me familjen në internim në Lushnjë. Me vendim nr. 91, datë 13 gusht 1980, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 299
