| Tahir Hoxha | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Tahir Hoxha |
| Fatherhood: | Abas |
| Birthplace: | Tragjas, Vlorë |
| Date of Birth: | 1900 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 12/12/1944 |
| Charges: | "Kriminel lufte" |
| Sentencing: | I përjetshëm Prison |
| Judgment: | Nr. 6 |
| Date of Decision: | 4/5/1945 |
| Court: | Gjykata Ushtarake e Vlorës |
| Release Date: | 1962 |
Lindi në 1900, në Tragjas, Vlorë. Kreu kolegjin Italian të San Demetrios. Punoi 25 vjet mësues e drejtor shkolle në Vlorë. Në luftën e Vlorës 1920 ishte komandant çete. U arrestua më 12 dhjetor 1944. Më 4 maj 1945, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake e Vlorës e dënoi si «kriminel lufte» me burgim të përjetshëm, humbjen të drejtave qytetare-politike dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Liruar më 1962. Më 6 korrik 1946, me vendim nr. 209, Komiteti Ekzekutiv i Nën- prefekturës së Qendrës së Vlorës, urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë të të dënuarit, kriminel lufte», Tahir Abaz Hoxha, nga katundi Tragjas.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 280.
