Ahmet Kolgjini | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Ahmet Kolgjini |
Fatherhood: | Tahir |
Birthplace: | Kukës |
Date of Birth: | 1940 |
Trial | |
Charges: | “Tradhëti ndaj atdheut“ |
Sentencing: | 15 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 66 |
Date of Decision: | 12/07/1958 |
Court: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Second trial | |
Charges: | "Agjitacion e propagandë" |
Sentencing: | 14 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 17 |
Date of Decision: | 11/02/1976 |
Court: | Gjykata e Rrethit të Lushnjes |
Lindi në vitin 1940, në Kukës. Më 12 korrik 1958, me vendim nr. 66, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor "për tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme. Me dekret nr. 3006, datë 23 nëntor 1959, iu falën 3 vjet, 4 muaj e 3 ditë. Me dekret nr. 3603, datë 24 nëntor 1962, iu falën dhe 1 vit, 2 muaj e 1 ditë. U arrestua sërish, dhe më 11 shkurt 1976, me vendim nr. 17, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor "për agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme të pjesës së tij. U lirua në vitin 1985. Nga viti 1950 deri më 1990 familja e tij dhe ai gjatë viteve që nuk ka qenë në burg, kanë qenë të internuar.