Dom Ejëll Kovaçi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Dom Ejëll Kovaçi |
Birthplace: | Hajmel, Zadrim |
Date of Birth: | 5/04/1920 |
Date of Death: | 10/12/1958 |
Trial | |
Date of Arrest: | 21/08/1958 |
Charges: | "Se në bashkëpunim me spiunët e diversantët kanë organizuar dhe zhvilluar me qëllime terroriste natën e datës 26 nëntor 1951, brenda në kishën e katundit Qelëz, vrasjen e aktivistit të organeve të sigurimit të shtetit, shokut Mark dhe ka kryer veprën e pregatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit në bashkëpunim" |
Execution | |
Judgment: | Nr. 12 |
Data Ekzekutimit: | 10/12/1958 |
Klerik katolik.U lind më 5 prill të vitit 1920, në Hajmel të Zadrimës. Është një prej klerikëve që refuzuan të nënshkruanin Statutin e Kishës Katolike. Më 1957, pas shërbimit disa vjeçar në famullinë e Komanit, u transferua në famullinë e fshatit Qelëz. Më 21 gusht 1958, u arrestua për të tretën herë, me akuzën "se në bashkëpunim me spiunët e diversantët kanë organizuar dhe zhvilluar me qëllime terroriste natën e datës 26 nëntor 1951, brenda në kishën e katundit Qelëz, vrasjen e aktivistit të organeve të sigurimit të shtetit, shokut Mark dhe ka kryer veprën e pregatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit në bashkëpunim" Në nëntor të po këtij viti, në sallën e kinemasë "Republika" filloi gjyqi kundër tij, dhe me vendim nr. 12, datë 10 nëntor 1958, u dënua me vdekje me pushkatim. U ekzekutua më 10 dhjetor 1958.