Mejreme Kaceli | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Mejreme Kaceli |
Fatherhood: | Salih |
Residence: | Skrapar |
Exile | |
Date of Exile: | 2/3/1951 |
End of Exile: | 1990 |
Më 2 mars 1951, dëbohet bashkë me familjen e saj në Skrapar. Internimi u krye pak ditë pas ekzekutimit të Jonuz Kacelit, bashkëshortit të saj. Në letrën dërguar nga Tirana Komitetit Ekzekutiv të rrethit Skrapar, thuhej: “Dërgohen në atë qytet të dëbuar nga Tirana familjet e disa reaksionarëve të pushkatuar këto kohët e fundit për aktivitet terrorist kundra Pushtetit Popullor. Këto janë: 1) Familja e Jonus Kacelit. Interesohuni për sistemimin e saj në ndonjë ndërtesë, gjithashtu t’u gjendet ndonjë punë sa për të siguruar bukën e gojës.” U internua me 7 fëmijë nga 16 në 3 vjeç dhe vjehrrën.
Në vitin 1954 u rikthyen në Tiranë.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 388