Loni Plumbi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Loni Plumbi |
Birthplace: | Përmet |
Date of Birth: | 1903 |
Trial | |
Sentencing: | 5 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 8 |
Date of Decision: | 7/1/1947 |
Court: | Gjykata Ushtarake Tiranë |
Lindi në Përmet, në vitin 1903. Në zbatim të nenit 1 të Ligjit 7718, datë 8 qershor 1993 për disa shtesa në Ligjin nr. 7660, datë 14 janar 1993, “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 7514, datë 30 shtator 1991”, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve politik”, meqë në dokumentet e ish të dënuarit politik nuk janë përcaktuar qartë dispozitat ligjore të fajësisë, komisioni i përbashkët i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë në mbledhjen e datës 27 shtator 1993, vendosi njohjen e faktit juridik të vuajtjes së dënimit me 5 vjet heqje lirie për shtetasin Loni Thanas Plumbi, duke u bazuar edhe në vendimin nr. 8, datë 7 janar 1947 të Gjykatës Ushtarake Tiranë.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 333