Edukatën morale, fetare e atdhetare Mustafa Varoshi fillimisht e mori nga i ati, i cili ishte njëri i nderuar dhe myderiz në qytetin e Durrësit. Pasi mbaroi Medresenë e Tiranës, i vazhdoi studimet e larta në Arabinë Saudite. I pajisur me kulturë të gjerë fetare dhe laike, ai kthehet në vendlindje. Në vitin 1924, në moshën 27 vjeçare, emërohet imam në xhaminë Varosh të Durrësit, duke u bërë shpejt i njohur si një predikues bindës dhe i vlerësuar në komunitet. Në shtator 1947 e arrestuan dhe e mbyllën në birucën e bodrumit të Degës së Punëve të Brendshme të qytetit. Dënohet me 20 vjet burg. Pas turturash të shumta në qeli, Mustafa Varoshi vdiq në burg më 7 mars 1948.

Source: https://en.kujto.al/myftiu-qe-injoroi-diktatorin-hoxha-vdiq-nga-torturat-e-komunisteve/
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Myftiu që injoroi diktatorin Hoxha, vdiq nga torturat e komunistëve

Pasi refuzoi lartësimin e komunizmit përballë Enver Hoxhës, arrestohet në vitin 1947 dhe torturohet për Lexo më shumë