Djali i Jusuf Sokolit. Fillimisht i burgosin të vëllanë e madh, Ibrahimin, më pas babanë dhe vëllanë, Ramadanin. Në vitin 1964 Hodon e arrestuan dhe e dënuan 25 vjet. Hodoja u ridenua në revoltën e Spaçit (1973). Ka mbetur proverbiale përgjigjja e tij në gjyq: – Në gjuhën shqipe mbiemri i përshtatet emrit, por ka dhe përjashtime, kur mbiemri nuk i përshtatet emrit, kështu ka ndodhur edhe me mua, s'mund t'i përshtatem sistemit komunist të “Enver Hoxhës”. Vuajti dënimin në kampin Rrepsit, Burrelit, Sarandës, Spaçit. Në burgun e Spaçit, ku po vuante dënimin, u përfshi në revoltën e të burgosurve. U lirua në vitin 1990.

Source: https://en.kujto.al/revolta-ne-burgun-e-spacit-dy-dite-lirie-me-kater-te-vrare-dhe-66-te-ridenuar/
Source: libri Dhimbje me autore Fatbardha Saraci Mulleti
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.