I biri i Abdurrahmanit dhe Sabrijes. I ati i tij ishte një nga luftëtarët për liri në zonën e Dibrës, gjatë pushtimit osman. Mori pjesë në hapjen e Kongresit të Dibrës të 23 korrikut 1909 dhe u përpoq për hapjen e shkollave shqipe në zonën e Dibrës. Pjesë aktive e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912 ku lufton me pushtuesit serb dhe arrestohet prej tyre në vitin 1913, por arrin të arratiset.

Rifati u rrit në këtë klimë dhe u bë një oficer i rëndësishëm i xhandarmërisë në regjimin zogist. Strehon në shtëpinë e tij, familjen e Enver Hoxhës gjatë viteve të luftës, por më pas vritet nga komunistët dhe familja nuk ia mësoi kurrë varrin.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.