Riza Kishta | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Riza Kishta |
Fatherhood: | Xhemal |
Birthplace: | Kishtë, Gramsh |
Residence: | Elbasan |
Date of Birth: | 1897 |
Profession: | ushtarak |
Place Death: | Elbasan |
The Reason of Death: | Hetuesi/Tortura |
Circumstances of Death: | Hetuesi |
Riza Kishta u lind në vitin 1897,në fshatin Kishtë të Rrethit të Gramshit. Pasi mbaroi Normalen në Elbasan më 1914 ai u emërua si mësues i lëndës së Gjuhës Shqipe në Komunën e Rishtanit, ku më vonë merr detyren e sekretarit dhe të nën kryetarit të komunës. Më 1919 shkoi në Stamboll dhe studioi për një vit në akademinë ushtarake të atij qyteti, ku dhe u diplomua në degën e Artilerisë, duke marrë gradën e togerit. Më 1921 shkoi në Itali dhe studioi për dy vjet në Akademinë Ushtarake të Firencës, ku dhe u diplomua me rezultate të larta në degën e Kavalerisë. Më 1923 në Garnizonin Ushtarak të Tiranës, ndërsa më 1925 në Gardën Kombëtare. Më 1927-1936 ishte deputet në Parlamentin Shqiptar (deputet i Gramshit) 1936 Mbreti Zog e emëroi kapiten Riza Kishtën në detyrën e Qarkomandantit të Xhandarmërisë në Prefekturën e Gjirokastrës 1938 Qarkomandantit të Xhandarmërisë në nenprefekturën e Peshkopise 1945 deputet në Qarkun e Elbasanit si kandidat i Frontit Demokratik i propozuar nga Partia Komuniste 1946 së bashku me dy djemtë e tij, Qemalin dhe Qazimin, ikën nga shtëpia dhe dolën në mal në arrati Pasi u dorëzuan, ata i mbyllën në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme të qytetit të Gramshit dhe pasi i mbajtën disa kohë aty, i transferuan të gjithë në Degën e Punëve të Brendshme të Elbasanit, Riza Kishta vdiq në tortura