Filip Gonmarkaj | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Filip Gonmarkaj |
Fatherhood: | Preng |
Exile | |
Place of Exile: | Kampi i Tepelenës |
Uria dhe skenat e vdekjeve janë dy prej kujtimeve më të shpeshta të fëmijëve që ishin në kampin e Tepelenës.
Filip Gjonmarku ishte vetëm 5 vjeç kur ka ardh në kamp me nënën, vëllain dhe gjyshen.
“Babën e kisha të dënuan në burgun e Burrelit me burgim të përjetshëm. Axhën tim e dënuan me varje. Gjyshin tim e dënuan me burg të përjetshëm ndërsa babën tim me varje, po gjyshi i kërkoi trupit gjykues që t’ia falte jetën të birit e të varej ai në vend të tij dhe ata e pranuan. Po baba ka vdek në burg edhe sot nuk e dimë ku është trupi i tij.
I mbaj të gjitha kur erdha në Tepelenë. Këtu ka qenë një kamp shfarosje.
Dy momente do të veçoj; Kam qënë duke lujt me dajën e Hamit Balës. Po na thirri nana se i kishin çuar një kile miell dhe na kishte përgatit një qull e na thirri eja se e bana gati. Ne e lamë atë duke nxjerrë zarat dhe sa u largum pak vetëm kur plasi mina e hodhi përpjetë.
Një herë tjetër ngelëm 3 ditë pa hangër. Imagjinoni fëmija 5 vjeç, 3 ditë pa bukë. I thotë nana një kushëririt tonë që shkonte për dru në pyll na bjer noj gja se po më vdesin fëmijët për bukë. Edhe ai na solli një lakër. Unë, vllai, nana ime dhe gjyshja e kemi shkatërru atë lakër si me qenë një karamale.” 23 Gusht 2019/ en.kujto.al