Një nga pjesëmarrësit e revoltës së Spaçit (21-24 maj 1973). Lindi në vitin 1950, në Tiranë. Më 30 mars 1971, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për krimin e «tradhëtisë ndaj atdheut ngelur në fazën e përgatitjes» në bashkëpunim, dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Në burgun e Spaçit, ku po vuante dënimin, u përfshi në revoltën e të burgosurve. Më 24 maj 1973, ditën e shtypjes së kësaj revolte, Gjykata e Lartë, duke shprehur verdiktin e Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Penal, e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit popullor me qëllim krimin e sabotimit ekonomik» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pjesës së tij të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U ekzekutua po atë natë, bashkë me Dervish Bejkon [shih], Naim Pashajn [shih] dhe Pal Zefin [shih].  Nebil Çika i Riu, Zërat e mbijetesës, (Tiranë:

 

Source: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.251-252

Documents

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Aranit Çela: "Kërkoj pushkatimin e katër të dënuarve të Spaçit", detajet e ekzekutimit

ARANIT ÇELA: Ne themi që të dënohen me vdekje (pushkatim) dhe të pushkatohen jo përpara Lexo më shumë