Kostandin Papa | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Kostandin Papa |
Birthplace: | Sarandë |
Date of Birth: | 1937 |
Trial | |
Charges: | “sabotim, duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit” dhe për “agjitacion e propagandë, ku ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda” |
Sentencing: | 25 vjet Prison |
Judge: | Gjykata e Rrethit të Mirditës |
Lindi më 1937, në Sarandë. Me vendimin nr. 6, datë 22 gusht 1969, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut” dhe “agjitacion e propagandë” dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me dekretin nr. 4530, datë 6 shtator 1969, të PKP-së, iu fal jeta dhe më vonë, dënimi iu kthye në 25 vjet burg. Me vendimin nr. 34, datë 13 korrik 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për “sabotim, duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit” dhe për “agjitacion e propagandë, ku ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda” dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.
AISKK, Fondi 1, viti 2017, dosja 82, fl. 71-72.