| Pashko Gjeci | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Pashko Gjeci |
| Fatherhood: | Gasper |
| Birthplace: | Shkodër |
| Residence: | Tirane3 |
| Date of Birth: | 1918 |
| Profession: | Përkthyes |
| Date of Death: | 2010 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 1947 |
| Charges: | “Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit” |
| Sentencing: | 5 vjet Prison |
Përkthyes. Lindi më 1918, në Shkodër. Mbaroi gjimnazin jezuit të qytetit të tij. Studioi në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Më 1942, diplomohet me gradën Doktor Shkencash në letërsi. Më 1947, u dënua me akuzën “Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit” dhe u dënua me 5 vjet burg. Pas lirimit e transferojnë në Fushë-Krujë. Aty nisi përkthimin e “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligerit. Shoqata italiane “Dante Alighieri” në vitet ‘70 vlerësoi ndërkombëtarisht shqipërimin e Gjeçit si njërin ndër tre përkthimet më të mira në botë të “Komedisë Hyjnore”. Pas botimit të “Komedisë...”, nisi përkthimin e “Odisesë” së Homerit. Vdiq më 2010.
