Vajza e Hysni Demës, Shkodër 1931 - 2005. Periudha e burgimit 1/3/1947 - 1/3/1949; periudha e internimit 5/1/1945 - 12/31/1954. U përndoq për shkak të prejardhjes që në moshën 15 vjeçare. Vajza e nënkolonelit Hysni Dema. 26 dhjetor 1946 u arrestua duke i falsifikuar moshën. U torturua në mënyrë çnjerëzore për tetë muaj në hetuesi, duke e lidhur me litar e duke ia përplasur kokën pas shkallëve. Për të treguar lidhjet e babait Hysni Demës, ish Komandant i Xhandarmërisë me klerikët e Shkodrës. Pas burgut u internua në kampin e Tepelenës ku kishte familjen, në Porto-Palermo dhe përsëri në Tepelenë. Pastaj në kampet e Myzeqesë në Savër, Plug, Gradisht etj. deri në vitin 1991.

 

 

Source: Fatbardha Mulleti: Dhimbje 2, f. 127-129; Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, bot. i dytë: ISKK, 2013, f. 177-179.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.