| Aqif Haveriku | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Aqif Haveriku |
| Birthplace: | Kavajë |
| Residence: | Kavajë |
| Date of Birth: | 1910 |
| Trial | |
| Charges: | «Armik i popullit, tentative per permbysje te pushtetiit popullor» |
| Execution | |
| Data Ekzekutimit: | 1947 |
Ushtrak. Lindi në Kavajë, më 1910. Akademinë Ushtarake e kreu në Itali. Meqenëse ishte nacionalist dhe atdhetar i vendosur, nuk pranoi të vinte yllin e kuq në kasketë: «Jam shqiptar, – thoshte, – e jo Serb e Rus». Në vitet 1944-‘46 ra në kontakt me Organizatën Nacionaliste Fronti i Rezistencës, drejtuar nga Hamdi Frashëri. Shumica e veprimtarëve të Frontit të Rezistencës u arrestuan në vitin 1946 nga Sigurimi i Shtetit dhe, ose u pushkatuan, ose u burgosën. Këtë fat tragjik pati edhe Aqif Averiku, që u arrestua. Në burgun e Tiranës provoi tortura nga më çnjerëzoret. U dënua me pushkatim si «armik i popullit, që kërkoi të përmbyste me forcë pushtetin popullor», dhe u ekzekutua më 1947.
