Veprimtar i lëvizjes kombëtare shqiptare, një nga anëtarët kryesorë të komisionit për përgatitjen e Kuvendit të Pavarësisë së Shqipërisë, drejtor i thesarit në qeverinë e parë shqiptare, një nga njerëzit më të besuar të Ismail Qemalit dhe iniciator dhe organizator i Kongresit të Lushnjës. Lindi në vitin 1871, në Cakran të Mallakastrës, në një familje aristokrate atdhetare. Shkollën fillore dhe atë qytetëse (ruzhdie) i kreu në Berat. Shkollën e mesme për Ekonomi Agrare e përfundoi në Kajro, ndërsa shkollën e lartë juridike në Stamboll, më vonë, në Sorbonë (Paris). Në gusht 1912 është një nga organizatorët e mbledhjes së Fierit. Në qeverinë e princ Vidit luftoi me forcat e veta luftarake kundër kryengritjes së Haxhi Qamilit, në Durrës, Myzeqe, Ballsh dhe Berat. Është iniciator dhe organizator i Kongresit të Lushnjës, ku propozoi dhe vetë kabinetin. Udhëhoqi forcat e Mallakastrës në Luftën e Vlorës dhe ishte deputet i grupit indipendent deri në fund të vitit 1923. Pas grushtit të shtetit, që solli në fuqi qeverinë e Fan Nolit, e kritikoi atë me anë të një letre. Megjithëse me pikëpamje republikane, nuk përkrahu republikën e Ahmet Zogut. Më 1935 është një nga krerët mbështetës të Kryengritjes së Fierit. Për këtë arsye, Mbreti Zog e dënoi me vdekje, por falë reputacionit të madh, përfundimisht u dënua me burg. Me pushtimin italian të Shqipërisë, në krye të një delegacioni të parisë së Mallakastrës, u paraqiti forcave italiane kërkesën për të mos kryer operacione ushtarake në Mallakastër. Për veprimtarinë e tij atdhetare e antifashiste, italianët e arrestuan dhe e burgosën. U lirua vetëm pas kapitullimit të Italisë. U caktua në një komision ekonomik shtetëror, ku pas dy muajsh, për shkak të moshës së thyer dhe sëmundjes, dha dorëheqjen. Më 1945, pas një gjyqi farsë, u ekzekutua me urdhër të vetë Mehmet Shehut.

 

Source: Asqeri Llanaj, Bektash Bej Cakrani: Historia flet vetë, Vlorë, 2010.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.