Riza Alizoti | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Riza Alizoti |
Fatherhood: | Fejzi |
Birthplace: | Stamboll |
Date of Birth: | 10/10/1910 |
Profession: | Inxhinier |
Date of Death: | 10/10/1947 |
The Reason of Death: | Ekzekutim me varje |
Trial | |
Date of Arrest: | 11/6/1947 |
Charges: | «Armik i popullit dhe sabotator i pushtetit» |
Judgment: | 27 shtator 1947,Gjykata e Lartë Ushtarake |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me varje |
Charges: | Armik i popullit dhe sabotator i pushtetit |
Court: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Data Ekzekutimit: | 10/10/1947 |
Place of Execution: | Kuçov |
Inxhinier, i biri i Fejzi Alizotit , plakut. Lindi më 10 tetor të vitit 1910, në Stamboll, ku i ati kryente detyra me rëndësi në Qeverinë Turke. Pasi kreu në Stamboll «Robert College», u kthye në Tiranë për të vazhduar mësimet në Shkollën Teknike «Harry Fultz». Paskëtaj, me bursë të Shtetit Shqiptar, në vitin 1929 filloi studimet e larta për inxhinieri miniere në Camborne, Angli. Pas diplomimit më 1933, u specializua për shfrytëzimin e minierave në Strasburg. Me t’u kthyer në Shqipëri, u emërua me punë në puset vajgurore të Kuçovës. Në vitin 1943 u internua prej italianëve në Porto Romano, si pjesëmarrës në demonstratën e punëtorëve të Kuçovës. Me vendim të Këshillit të Ministrave, më 22 dhjetor 1945 u dekorua me Urdhërin e Punës, por pa kaluar as dy vjet, më 11 qershor 1947, u arrestua si sabotator. Një ditë përpara se të fillonte gjyqi, më 3 shtator 1947, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Nënprefekturës së Qendrës së Beratit vendosi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij. Më 27 shtator të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklarua fajtor si «armik i popullit dhe sabotator i pushtetit» dhe e dënoi me varje në litar, konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile e politike. U ekzekutua më 10 tetor 1947: u var në degët e një vidhi në sheshin e Kuçovës.