Sherif Allamani | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Sherif Allamani |
Birthplace: | Kurdari ,Mat |
Date of Birth: | 8/4/1926 |
Trial | |
Charges: | «Agjitacion e propagandë,moskallzim të krimi,përhapje të sekretit shtetëror° |
Sentencing: | 15 vjet ,18 vjet Prison |
Judgment: | 18 tetor 1970, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Matit |
Lindi më 8 prill të vitit 1926, në fshatin Kurdari të Matit. Më 18 tetor 1970, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Matit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», «moskallzim të krimit» dhe «përhapje të sekretit shtetëror» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Mori pjesë në revoltën e Spaçit të 21-23 majit të vitit 1973, ndaj dhe, më 13 korrik të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «sabotim duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundra pushtetit popullor dhe për agjitacion e propagandë që ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda», dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 8 shtator 1973.