Refik Beqo | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Refik Beqo |
Trial | |
Date of Arrest: | 1980 |
Charges: | «Agjitacion e propagandë,sabotor i pushtetit» |
Sentencing: | 4, 10 vjet Prison |
Judgment: | 24 korrik të po atij viti, Gjykata Ushtarale e Tiranës |
U arratis në Francë, por më vonë u kthye vullnetarisht. Për këtë arsye, u dënua me dymbëdhjetë vjet heqje lirie si agjent francez. U lirua në krye të dymbëdhjetë viteve, por pas pak kohësh, meqë me sa duket ia kishin frikën se mos arratisej, e arrestuan sërish. Një largim pa leje nga internimi ia kishin konsidruar tentativë arratisjeje dhe e dënuan njëzet vjet të tjera. Disa ditë pas shfaqjes në kampin e Spaçit të dokumentarit të punimeve të Kongresit VII të PPSH-së, ai u dëshpërua aq shumë, sa u hodh në telat e rrethimit dhe u vra nga ushtari i rojës. Fatos Lubonja, Ridënimi, Tiranë, 2007, III, XXX, f. 208-209. berati Beatriçe Lindi në Tiranë, në vitin 1943. U arrestua në vitin 1980 dhe u dënua me 4 vjet burg për «agjitacion e propagandë». U lirua më 1982. berberi Abdulla Inxhinier ndërtimi. Lindi më 9 mars të vitit 1924, në Kalanë e Krujës. Kur filloi lufta, ai vazhdonte shkollën e mesme në Institutin «Leonardo da Vinci» në Romë. Më 1942, si shumë studentë të tjerë, u kthye në Shqipëri. Bashkë me Parid Deranin [shih], Petrit Berishën e Akil Bashën kishin hedhur traktet e hartuar prej krerëve të organizatës «Bashkimi Demokrat», ku bëhej thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945. U arrestua në shkurt të vitit 1946 dhe më 24 korrik të po atij viti, Gjykata Ushtarale e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale si «anëtar të Legalitetit dhe për propagandë kundër lëvizjes NAÇL» dhe si «sabotator të pushtetit». U lirua në vitin 1955, dhe dy vjet më vonë arriti të marrë maturën. Mbaroi Faklutetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, por më 1967, si i «prekur» që ishte, iu lejua të punonte vetëm si murator në Ndërmarrjen e Ndërtimit. Në vitet ’70-’80 vazhdoi punën si teknik në zbatim.