Veprimtar politik, Ministër i Bujqësisë në qeverinë e Ibrahim bej Biçakut (5 shtator 1944-25 tetor 1944).Lindi në vitin 1914, në fshatin Cakran të Mallakastrës. Pas mbarimit të shkollës fillore e të mesme në Shqipëri, kreu studimet e larta për Ekonomi Agrare. Me kapitullimin e Italisë, u zgjodh anëtar i Komitet Kombëtar (14 shtator 1943), që deklaroi rishpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në fund të luftës, u zgjodh Ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Ibrahim bej Biçakut . Pas lufte u arrestua dhe u burgos. Më vonë u internua në fshatin Novoselë të Vlorë. Vdiq në vitin 1994.

 

Source: Asqeri Llanaj, Bektash Bej Cakrani: Historia flet vetë, Vlorë, 2010; Gazeta «Kombi», Tiranë, 19 shtator 1943.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.