| Spiro Disho | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Spiro Disho | 
| Birthplace: | Labovë, Gjirokastër | 
| Date of Birth: | 1908 | 
| Trial | |
| Charges: | "Armik të popullit","ka qenë anëtari më aktiv dhe elementi më kryesor i grupit të Vorio-Epirit, me qendër në Tiranë, ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit dhe vendimet e marra","Ka bërë çmos për të përçarë luftën nacionalçlirimtare, ka organizuar e lidhur grupet e shkëputura me qendrën e Tiranës, e cila udhëzohej nga Sillogu i Janinës" | 
| Sentencing: | 30 vjet Prison | 
| Judgment: | Nr. 260 | 
| Date of Decision: | 18/06/1946 | 
| Court: | Gjykata Ushtarake e Beratit | 
| Second trial | |
| Sentencing: | 20 vjet Prison | 
| Date of Decision: | 24/12/1946 | 
Lindi më 1908, në Labovë, Gjirokastër. Më 18 qershor 1946, me vendim nr. 260, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi "si armik të popullit", për këto arsye: "ka qenë anëtari më aktiv dhe elementi më kryesor i grupit të Vorio-Epirit, me qendër në Tiranë, ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit dhe vendimet e marra". "Ka bërë çmos për të përçarë luftën nacionalçlirimtare, ka organizuar e lidhur grupet e shkëputura me qendrën e Tiranës, e cila udhëzohej nga Sillogu i Janinës". U dënua me 30 vjet burg me punë të detyruar dhe konfiskimin e pasurisë. Më 24 dhjetor 1946, dënimi i zbrit në 20 vjet me punë të detyruar. Më 28 dhjetor 1946, me vendim nr. 322, Komiteti Ekzekutiv i N.Prefekturës së Tiranës, urdhëroi sekuestrimin e pasurisë: "1 truell në Lagjen Ismail Efendi të Tiranës; mobilje e sende shtëpijake simbas inventarit bashkangjitur vendimit origjinalit".
 
  
 