Kampi i Vlashukut | |
---|---|
Information | |
Name: | Kampi i Vlashukut |
Location: | Berat |
Year of Construction: | 1948 |
Year of Closure: | 1949 |
Nga burgjet e ndryshme të vendit u formua një kontingjent punëtorësh të detyruar për punë në shërbim të bujqësisë. Mbi 1.500 të burgosur u aktivizuan për hapjen e një kanali 2 km të gjatë e 30 metra të thellë. Në një raport të datës 13.8.1948, të Degës Zbatim Vendime Penale, thuhej: “Të burgosurit që futen në punë për çdo ditë janë 623 dhe rendimenti i tyre ka qenë mjaft i mirë. Janë vënë në punë nga 3-4 orë në ditë dhe fëmijë që janë fizikisht të shëndoshë”. Kanali u përurua më 21 korrik 1949. Ministri i Bujqësisë, Gaqo Tashko përuroi kanalin ujitës që fillonte nga lumi i Devollit, i cili mbajti një fjalim përpara banorëve të Karbunarës, Savrës dhe Kozarës. Gjatësia e tij kryesore ishte 38,5 km, ndërsa rrjeti ku shpërndahej 113 km. Puna e të burgosurve nuk u përmend, ndërsa u vu theksi te puna e vullnetarëve