Lindi në fshatin Tragjas të Vlorës, në vitin 1925. Ushtarak i lartë. Komisar i Brigatës së Parë gjatë luftës. Më 1945 emërohet Komandant Brigade dhe drejtoi ndërhyrjen nga Tamara për rrethimin e kryengritësve të Kelmendit, duke u hyrë nga pas shpine luftëtarëve vendas. Rrethimi përfundoi me dhjetëra të vrarë, nga të dy krahët, në një luftë të përgjakshme të partizanëve me malësorët. Përfundoi Akademinë ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Ish komandant i Mjeteve të Blinduara, ish gjeneral para heqjes së gradave. Shkarkohet nga detyra dhe arrestohet pas vrasjes së Mehmet Shehut. Më 1 qershor 1983, Gjykata e Lartë e Tiranës e deklaroi fajtor për "sabotim të kryer në bashkëpunim", si "pjesëtar të organizatës kundërevolucionare në ushtri" dhe për "agjitacion e propagandë armiqësore", ndaj e dënoi me 20 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës elektorale dhe internim për 5 vjet kohë. Në vitin 1992 pas gjetjes së vendvarrimit në Burrel, u organizua tërheqja e eshtrave të tij dhe rivarrimi. La në dorëshkrim romanin: Kur zemërohen Perënditë.

Source: Instituti i Sigurimit dhe Mbrojtjes, Tiranë 2002, F. 207; Gazeta Zyrtare, 20 korrik 1945, F. 6; F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 17-18.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.