Historian, politikan, luftëtar nacionalist. Lindur në Ermenj të Skraparit më 1915. Diplomohet në Sorbonë në filozofi. Profesor në Lice të Korçës. Socialdemokrat, që urrente monarkinë dhe çdo sitem totalitar. Pjesmarrës në demostratat e para antifashiste. Internohet në Ventotenne si antifashist 1940-1941. Lider i Ballit Kombëtar. Formon në Tomoricë çetën e parë të Ballit Kombëtar, 1942. Komandant i çetave të B.Kombëtar në jug, lufton kundër italianëve (1943) dhe hyn në Berat para kapitullimin të Italisë. Në vitin 1944 zhvillon luftime në Burizanë kundër një autokolone gjermane. Luftëtar antikomunist bën disa luftime me aradhet nç. Në vitet 1945-1946 qendron në mal si kundërshtar i regjimit komunist, në Veri (Shkodër) dhe në jug (Tomorricë). Largohet nga Shqipëria në vitin 1946, fillimisht në Greqi, mandej në Francë, si emigrant politik. Kryetar i Ballit Kombëtar (Agrar) në Emigracion dhe i Komitetit Shqipëria e Lirë. Në bahkëpunim më anglo-amerikanët, organizon stërvitjen dhe dërgimin e vullnetarëve antikomunistë në Shqipëri për nxitjen e përmbysjes së diktaturës komuniste. I dënuar me vdekje (në mungesë) nga qeveria e E. Hoxhës. Pasviteve ‘90, kryetar nderi i partisë Balli Kombëtar në Shqipëri. Vdiq në Paris më 1998. Ka botuar veprën "Vendi i Skënderbeut në historinë e Shqipërisë”, dhe një sërë studimesh e shkrimesh të tjerë.

 

Source: A. Ermenji: Vendi i Skënderbeut në historinë e Shqipërisë, Çabej, 1999; Uran Butka, Lufta civile në Shqipëri 1943-1945.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.