Lindi në vitin 1927, në Peshkopi. U ndalua më 4 gusht 1949, dhe më 11 prill 1950, me vendim nr. 145, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor "për krime kundër shtetit" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1954, dhe më 17 korrik të po këtij viti, me vendim nr. 189, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor "për pjesëmarrje në një organizatë kundra pushtetit popullor me qëllim arratisjen në një shtet armik" dhe e dënoi me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U lirua nga burgu më 26 qershor 1967 me dekret nr. 4274, datë 20 qershor 1967, të P. K. P.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 217
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.