Agronom.Lindi më 3 qeshor të vitit 1909 në Korçë. Studimet universitare për agronomi i kreu në Tuluzë të Francës. U kthye në Shqipërimë 1939. Mori pjesë në luftën e Gjormit. U arrestua në fund të 1946-s. Më 31 dhjetor të vitit 1947, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Më26 shkurt 1948, Komiteti Ekzekutiv i K.P.të qytetit të Beratit vendosi sekuestrimine gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e tëpaluajtshme. U lirua në vitin 1954. Nga torturat çnjerëzore kaloi në gangrenë të këmbëve dhe, ashtu i gjymtuar, jetoi deri sa vdiq.

 

 

Source: Gazeta Zyrtare, nr. 32, 25 mars 1948, f. 6.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.