Ishte vajza e Emin Canes, i cili u arratis nga Shqipëria. U internua me familjen në sektorin bujqësor "29 Nëntori" ku mungesa e ujit solli përhapjen e epidemive. Afërdita u prek nga dizenteria. Në sektorin e sapokrijuar bujqësor nuk kishte qendër shëndetësore dhe duhej ta çonin në spitalin e Lushnjës, por leja nga Ministria e Brendshme erdhi me vonesë. E ëma përshkoi një pjesë rruge në këmbë sepse shoferat nuk i shoqëronin nga frika. Afërdita nuk mundi të mbijetonte, pas disa ditësh në spital, ndërroi jetë në moshën 4-vjeçare.

Source: Nga familja
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.