Agim Lubonja | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Agim Lubonja |
Fatherhood: | Todi |
Djali i Todi Lubonjës, ish-drejtori i RTSH, i cili u kritikua dhe dënua pas Festivalit të 11-të të Këngës. Internimi i Agimit nisi në vitin 1973, kur familja e Todi Lubonjës u internua në Lezhë.
Një vit më pas, arrestojnë të vëllanë, Fatos Lubonjën dhe të atin, Todin dhe atyre u kërkojnë të lirojnë banesën.
Në vitin 1982, bashkë me të ëmën, i internojnë në kampin e Fishtës. Jetojnë në internim deri në vitin 1989, kur marrin faljen.