Lindi më 1933, në Berat. Është dëbuar për çështje politike. Me vendimin nr. 24, datë 18 qershor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Kavaja në Rrogozhinë, prej 30 janarit 1951 deri më 30 shtator 1991. I ati, Liman Karruli, u arratis më 1944 si nacionalist antikomunist. Sipas të birit, ai u helmua nga Sigurimi i Shtetit më 1950 dhe vdiq në Damask të Sirisë.

 

Source: AISKK, Fondi 1, viti 2015, dosja 22, fl. 765-766
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.