Klerik katolik, definitor i Provincës Françeskane Shqiptare (21 qershor 1952-20 qershor 1955), Provincial i Françeskanëve (21 qershor 1958-1967). Lindi më 16 shtator të vitit 1905, në Qeli në burgun e Burrelit, 1993 130 fshatin Kir të Pultit. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në shkollën françeskane në Shkodër, kurse të lartat në Milano e Sergjeno të Arecos (1928). U shugurua më 12 korrik 1931. Pas kthimit në atdhe, u emërua profesor në Liceun «Illyricum». Më 1932 u kthye në Itali, në Frirence, ku kreu studimet për literaturë klasike. Në vitin 1940 u zgjodh drejtor i Shoqërisë Antoniane, kurse një vit më vonë drejtor i Liceut «Illyricum», detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 1944. U arrestua më 2 janar 1948 dhe u akuzua «se ka marrë pjesë në pritjen e Italisë Fashiste, se ka propaganduar me të rinjtë etj., si drejtor i Shoqërisë Antoniane etj.». Më 4 janar 1948, Këshilli i Gjykatës Ushtarake të Shkodrës e dënoi me «5 vjet privim lirie si dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet..., me konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme». Më 21 qershor 1952 u zgjodh definitor i Provincës Françeskane Shqiptare, post në të cilin qëndroi deri më 20 qershor 1955, kur u bënë zgjedhjet e reja të Provincës. Tre vjet më vonë, më 21 qershor 1958, u zgjodh Provincial i Françeskanëve. U rizgjodh në të njëjtin post më 22 qershor 1961. Me mbylljen e Kuvendit, u strehua tek të kushërinjtë, ku jetoi deri sa vdiq, më 16 shtator të vitit 1986. U varros në Stom Golem.

Source: P. Donat Kurti, Provinca Françeskane Shqyptare (E ripertrime në vj. 1906), I, XXVIII, XXIX, XXX, XXXI, f. 38, 39, 42; II, XXXV, XXXVI, f. 98, 99;
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.