Lindi më 18 shkurt të vitit 1885, në fshatin Hekal të Mallaksatrës. U arrestua më 1945, dhe më 12 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi fajtor se "gjatë okupacionit fashist ka qenë pjesëtar i organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar, ka udhëhequr fuqitë balliste në operacione" etj. Për këto arsye, u dënua me vdekje dhe me konfiskimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U ekzekutua më 29 shtator 1945.

Source: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 2, Fl. 166, 167, 168.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.