Lindi në vitin 1923, në fshatin Nivicë . të Kurveleshit. Më 10 nëntor të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Nënprefekturës së Kurveleshit vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Më 21 mars 1967, Gjykata e Qarkut të Vlorës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Por më 19 mars të vitit 1968, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i uli dënimin në 6 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1982, dhe më 16 mars të po atij viti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Fierit e dënoi me 10 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandës kundër shtetit».

Source: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 354; Gazeta Zyrtare, nr. 12, 20 janar 1948, f. 4.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.