E bija e Eqrem bej Vlorës. Nuk ishte as një vjeç, kur i ati u largua nga Shqipëria në vitin 1944. Dijetari dhe politikani i njohur do të konsiderohej tradhtar nga regjimi komunist për shkak të posteve në qeveritë e viteve të pushtimit italian dhe gjerman dhe për këtë arsye, familja e tij u internua nga një vend në tjetrin deri sa u vendos përfundimisht në Kavajë.

Ajnisha ka punuar në fermë pas përfundimit të shkollës së mesme, por pasi u sëmur, komisioni vendosi të fillonte punë në poçeri. E motra ndërron jetë në moshë të re për shkak të një sëmundjeje. Ajo e kishte vuajtur gjithë jetën largimin e të atit.

Megjithëse i përkisnin një prej familjeve më të pasura të Jugut të Shqipërisë, ato jetuan në varfëri me ndihmat e pakta që Eqrem Bej Vlora mund të sillte nga jashtë me emër të ndryshuar.

Ajnisha u martua dhe u bë nënë në internim.

Ndërroi jetë në vitin 2018.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.