Lindi më 3 prill të vitit 1930, në Elbasan. U arrestua më 1946, dhe më 24 korrik të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundra shtetit në bashkëpunim» dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie dhe me humbjen e së drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. Ai, bashkë me Abdulla Berberin , Parid Deranin dhe Petrit Berishën kishin hedhur traktet e hartuar prej krerëve të organizatës «Bashkimi-Demokrat», ku bëhej thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945. U arrestua sërish më 1950, dhe më 1 tetor të po atij viti, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor «se ka qenë anëtar i një grupi kundërshtar» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie.

 

 

Source: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 349.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.