| Alajdin Alemi | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Alajdin Alemi |
| Fatherhood: | Mehmet |
| Birthplace: | Tragjas , Vlorë |
| Date of Birth: | 20/6/1943 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 1950 |
| Charges: | "Ka formuar grupin e të rinjve në gjimnazin “Ali Demi” |
| Sentencing: | 15 vjet Prison |
| Date of Decision: | 21/9/1950 |
| Court: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi më 20 qershor të vitit 1934, në fshatin Tragjas të Vlorës. U arrestua më 1950 dhe më 21 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "se në bashkëpunim me të tjerë ka formuar grupin e të rinjve në gjimnazin “Ali Demi”, grup i cili vepronte kundra pushtetit, duke bërë mbledhje në të cilat ka qenë vendosur që të shkruheshin parulla kundra pushtetit dhe udhëheqjes së tij", dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie me punë të detyruar, me humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë dhe me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë Ushtarake, më 16 shkurt 1951. I ati, Mehmet Alemi, qe dënuar me vdekje (në mungesë). U lirua në vitin 1962, pastaj u internua familjarisht.
