Aleks Baqli | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Aleks Baqli |
Birthplace: | Shkodër |
Date of Birth: | 26/7/1918 |
Trial | |
Date of Arrest: | 11/11/1946 |
Charges: | «Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» |
Sentencing: | 10 vjet Prison |
Klerik katolik, drejtues i Shoqnisë Antoniane, sekretar i Provincës Françeska-ne Shqiptare.Lindi në Shkodër, më 26 korrik të vitit 1918 kreu Gjimnazin «Illyricum» më 1939. Studimet e larta për teologji dhe filozofi i kreu në Siena të Italisë. U shugurua më 28 qershor 1942. Qe drejtues i Shoqnisë Antoniane, profesor i stilistikës dhe i historisë së Mesjetës e asaj Moderne në Liceun «Illyri-cum» etj. Jepte dhe lëndën e dogmës dhe të moralit në shkollën e lartë të teologjisë ndër fretër. Shkroi dramën «Skanderbeu», që u luajt disa herë në Shkodër përpara vendosjes së Komunizmit. Shërbeu për shumë vite në kishën e Gjuhadolit e më pas në atë të Arrës së Madhe. Ishte dëshmitar i vendosjes së armëve në kishë nga Sigurimi, në nëntor 1946. Për këtë arsye u arrestua më 11 nëntor të vitit 1946 dhe u akuzua për «agjitacion e propagandë dhe përpjekje për rrëzimin e pushtetit popullor me armë». U lirua më 1956. Më 21 qershor 1958 u zgjodh sekretar i Provincës Françeskane Shqiptare. Tre vjet më vonë, më 22 qershor 1961, definitor dhe sekretar i saj. U arrestua sërish më 1976 dhe u dënua me dhjetë vjet heqje lirie. U lirua më 1987. Pas rihapjes së kishave, rifilloi shërbimin në kapelën e varrezave në Shkodër. Më pas shërbeu edhe në disa kisha të ndryshme të qytetit e të disa fshatrave përreth. Vdiq më 16 gusht 1993 në një spital të Romës. U varros në varrezat e Rrmajit në Shkodër.