Alfons Çuni | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Alfons Çuni |
Birthplace: | Bushat ,Shkodër |
Date of Birth: | 6/12/1900 |
Trial | |
Date of Arrest: | 28/7/1924 |
Sentencing: | 2 vjet Prison |
Klerik katolik.Lindi në fshatin Bushat të Shkodrës, më 6 dhjetor të vitit 1900. Shkollën fillore dhe plotore e kreu në Kolegjin «Illyricum» dhe Seminarin Papnor në Shkodër. Në vitin 1917 nisi studimet e larta për teologji dhe filozofi në Grac të Austrisë, së bashku me At Çiprian Nikën . Për arsye shëndetësore i ndërpreu studimet në Grac dhe i përfundoi në Sangiano të Lombardisë. U shugurua meshtar në Romë, më 28 korrik 1924. Nga viti 1935 e deri kur u arrestua, shërbeu në shumë famulli të Veriut, si në Toplanë, Bizë, Theth, Hot, Plan dhe në Curraj të Epërm. U arrestua më 4 dhjetor të vitit 1946, sepse i gjetën një armë në murin e kishës, vendosur nga vetë Sigurimi. U lirua dy vjet e gjysëm më vonë dhe iu kthye sërish shërbimit, fillimisht në Troshan, pak kohë në Bushat dhe vitet e fundit të jetës në Theth. Është një nga firmëtarët e Statutit të Kishës Katolike Shqiptare të vitit 1951. Pas ndalimit të fesë, u tërhoq tek te afërmit në Bushat. Vdiq më 6 dhjetor të vitit 1976.