Lindi më 4 tetor të vitit 1929 në fshatin Mollagjesh të Elbasanit. Më 9 korrik 1952, Gjykata Speciale e Sigurimit e deklaroi fajtor "për faje kundër shtetit e popullit", dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1973, dhe më 16 qershor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor "për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 17 korrik të po atij viti.

Source: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 400
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.