Lindi në vitin 1922, në Konispol. Më 15 maj 1961, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimet e tradhëtisë ndaj atdheut, organizator dhe pjesëmarrës në banda të armatosura dhe agjitacion e propagandë» dhe u dënua me vdekje me pushkatim, konfiskimin e pasurisë dhe humbje e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U ekzekutua më 20 qershor të vitit 1961, bashkë me Teme Sejkoon, Tahir Demin, Avdul Resulin , Hajri Manen, Shaban Refatin, Taho Sejkon , Ilia Gjyzelin e të tjerë.

Source: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 725.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.