Ali Hoxha rridhte nga një familje nga Kamza. Talenti për muzikë i siguroi një bursë në Liceun Artistik dhe më pas shkoi për studime në Çeki. Gjatë një turneu jashtë Shqipërisë, humbet trenin në Moskë dhe mbetet aty. Edhe pse i ofruan qëndrim, duke menduar për prindërit, u kërkon autoriteteve të kthehet në Tiranë. Në Tiranë e arrestuan dhe e torturuan duke e akuzuar si agjent të rusëve. U dënua me 10 vjet burg. Ka kryer dënimin në disa burgje dhe kampe pune. Pas daljes nga burgu, nuk u lejua të kthehej në profesion, por punoi në minierat e qymyrgurit të rrethit të Tiranës.


https://en.kujto.al/https-kujto-al-https-kujto-al-kur-hetuesia-behej-te-15-kateshi-do-te-hedhim-me-koke-poshte-se-nuk-ka-kush-na-kerkon-llogari/
Source: Zërat e kujtesës V, Tiranë 2018, ISKK, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.