Ali Mena | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Ali Mena |
Fatherhood: | Hakik |
Birthplace: | Fushë-Lurë |
Date of Birth: | 1923 |
Date of Death: | 1960 |
The Reason of Death: | Vdekje ne burg |
Circumstances of Death: | Burg |
Nacionalist. Lindi më 1923, në Fushë-Lurë, në familjen e bajraktarit të Lurës. Shkollën bazë ose internatin e kreu në Tiranë. Ndoqi liceun e Shkodrës deri në fund të vitit të katërt, kur u përjashtua për aktivitet anti-italian. Provimet e maturës i kreu në Normalen e Elbasanit. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, luftoi me armë kundër tyre bashkë me të vëllezërit dhe djemtë e xhaxhait. U arrestua më 17 maj 1947. Me vendim nr. 241, datë 30 shtator 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në grup të armatosur" dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Teksa vuante dënimin, më 10 maj të vitit 1957 u ridënua me burgim të përjetshëm, që më vonë iu kthye në 25 vjet heqje lirie. Më 24 maj 1960 vdiq në spitalin e burgut të Tiranës, në kushte të dyshimta. Familja Mena u internua nga vitit 1945 deri më 1990. Dy vëllezërit e tij, Ramizi dhe Isa u burgosën, ky i fundit u vra në kufi.