Lindi në Martanesh, në vitin 1915. U arrestua më 29 shtator 1945. Me vendim nr. 178, datë 21 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në luftën kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare" dhe e dënoi me 15 vjet burgim, si dhe humbjen e të drejtave civile dhe politike baraz me kohën e dënimit. Me dekret nr. 173, datë 12 shtator 1946 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, iu fal dënimi i mbetur. U lirua më 16 shtator 1946

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 427
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.