| Ali Protoduari | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Ali Protoduari |
| Fatherhood: | Tahir |
| Birthplace: | Poshnje, Berat |
| Date of Death: | 30/8/1944 |
| Execution | |
| Charges: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 30/8/1944 |
| Orderer / Executor: | Forcat komuniste |
Lindi në Poshnje të Beratit. Gjykata e Beratit vendosi të njohë faktin e pushkatimit të tij pa gjyq për motive politike nga forcat komuniste, më 30 gusht të vitit 1944. Ishte 40 vjeç dhe baba i 5 fëmijëve kur e pushkatuan.
Aliu ishte i angazhuar me forcat e Ballit Kombëtar gjatë luftës antifashiste. Ai, bashkë me disa djem të tjerë u pushkatua nga çeta partizane e Zylyftar Veleshnjës në Kallmë të Fierit dhe u groposën bashkë në atë vend. Partizanët terrorizuan fshatin duke e kërcënuar për të mos treguar vendin ku i kishin groposur ballistët. Familjarët i kanë gjetur eshtrat pas vitit 1990.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 388.
