| Amik Kasoruho | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Amik Kasoruho |
| Birthplace: | Tiranë |
| Residence: | Tiranë |
| Date of Birth: | 1932 |
| Profession: | Shkrimtar, përkthyes |
| Date of Death: | 5/05/2014 |
| Place Death: | Tiranë |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 1949 |
| Charges: | “Agjitacion dhe propagandë” |
| Sentencing: | 10 vjet Prison |
| Exile | |
| Date of Exile: | 1956 |
| End of Exile: | 1990 |
Shkrimtar, përkthyes. U lind në Tiranë, më 1932. U arrestua në moshën 17 vjeçare për agjitacion dhe propagandë dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Pasi doli nga burgu, në periudhën 1956-1962 jetoi në Kavajë. Pastaj u dëbua familjarisht në Gosë, ku jetoi për gati 30 vjet, deri në vitin 1990. Pas rrëzimit të diktaturës u largua në Itali, ku qëndroi deri në vitin 2009. Në këtë periudhë u mor me publicistikë, përkthime dhe shkrimtari. Vdiq më 5 maj 2014, në Tiranë.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 191
